Atletico Madridi e fitoi dramën e minutave shtesë ndaj Portos për të marrë pikë të plota në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Notat mesatare të dy skuadrave në sfidën që u zhvillua në Wanda Metropolitano janë të përafërta, por nikoqirët e kanë për një nuancë më të lartë.
Axel Witsel, i cili në këtë ndeshje luajti si qendërmbrojtës, ka marrë notën më të lartë në takim. Vlerësim i lartë edhe për Antoine Griezmann që hyri në minutën e 61-të dhe e shënoi golin e fitores.
Nota më e ulët ka shkruar për portierin e ekipit portugez, Diogo Costa.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Atletico Madrid 2-1 Porto. /Telegrafi/