Atletico Madridi ka pësuar humbje minimale nga Levante para tifozëve në Estadio Wanda Metropolitano.
Duke qenë skuadra fituese, mysafirët kanë një epërsi të lehtë sa i përket notës mesatare në krahasim me ekipin vendas.
Te vendasit është veçuar portieri Jan Oblak, falë pritjeve të të cilit, Atletico nuk pësoi humbje më të thellë.
Ndërsa te ekipi vizitor, krahas golashënuesit Gonzalo Melero, janë vlerësuar edhe qendërmbrojtësit.
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ishte në krye të detyrës, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 62-të.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Atletico Madrid 0-1 Levante. /Telegrafi/