Telegrafi

Notat e lojtarëve: Anglia 3-0 Senegali

Anglia ka shënuar fitore 3-0 ndaj Senegalit, për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, aty ku do të takohet më Francën më 10 dhjetor.

Golat për Tre Luanët i shënuan Jordan Henderson, Harry Kane dhe Bukayo Saka.

Anglia ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.16, në anën tjetër, Senegali u vlerësua me 6.39.

Phil Foden ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe mori notën 8.1.

Ndërsa, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë takim doli të ishte Eduard Mendy që u vlerësua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja ekipeve:

/Telegrafi/