Telegrafi

Notat e lojtarëve, Angli 1-2 Francë: Loris më i vlerësuari

Franca ka arritur ta mposht Anglinë me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Auriel Tchouameni dhe Olivier Giroud shënuan për ‘Gjelat’, ndërsa Harry Kanë shënoi për anglezët, ku më pas humbi edhe penalltinë.

Lojtari më i vlerëesuar i këtij takimi ishte portieri francez, Hugo Loris, që kishte notën 7.6.

Pas tij nga francezët u vlerësuan lartë edhe Antoine Griezmann (7.5) dhe Jules Kounde (7.5).

Më i miri te anglezët ishte Bukayo Saka (7.5), ndërsa më i dobëti në fushë ishte Theo Hernadez i Francës (6.3).

Notat e lojtarëve të Anglisë dhe Francës

/Telegrafi/