Telegrafi

Notat e lojtarëve, Alaves 1-0 Atletico Madrid: Laguardia shkëlqen, Oblak më i dobëti

Deportivo Alaves ka fituar pikët e para në La Liga, pas një fitore befasuese ndaj Atletico Madrid në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga (1-0).

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi Victor Laguardia në pjesën e parë.

Pikërisht Laguardia ishte lojtari më i mirë në fushë me notën 8.1.

Ndërsa më i dobëti ishte portieri Jan Oblak i cili u vlerësua 6.3.

Me këtë fitore, Alaves i ik pozitës së fundit në tabelë dhe ka tri pikë. Ndërkohë Atletico Madrid përkundër humbjes mbetet e dyta në tabelë me 14 pikë.

Notat e lojtarëve të Alavas dhe Atletico Madridit

/Telegrafi/