Telegrafi

Notat e lojtarë, Leicester 4-2 Manchester United: Tielemans më i miri në fushë, Ronaldo nën nivel

Leicesteri ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Manchester United me rezultat 4-2, në një ndeshje ku emocionet ishin të mëdha.

Ndeshja nisi më mirë për Manchester United që dominoi minutat e para.

Youri Tielemans, Caglar Soyuncu, Jamie Vardy dhe Patson Daka i shënuan golat për Leicesterin. Në anën tjetër Masoon Greenwood dhe Marcus Rashford ishin ata që gjetën rrjetën për ‘ Djajtë e Kuq’.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Tielemans që mori notën 8.4.

Pas tij vlerësim pozitiv kishin Vardy (7.7) dhe Soyuncu (7.2).

Wan-Bissaka ishte më i dobëti në fushë me notën 6.3, ndërsa as Crisiano Ronaldo nuk kaloi mirë me notën 6.8.

Notat e lojtarëve Leicester dhe Man Utd

/Telegrafi/