Telegrafi

Notat e futbollistëve të Brazilit në sfidën e parë të Botërorit

(Foto: Screenshot/Twitter)

I pamëshirshëm ka qenë Brazili në ndeshjen e parë të fazës grupore të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Duke qenë skuadra dominuese në fushë, Selecao ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.

Nuk ka dyshime për yllin e mbrëmjes – ai është golashënuesi i dyfishtë, Richarlison.

Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Vinicius Junior, i cili i dhuroi të dy asistimet, derisa solide ka qenë edhe mbrojtja braziliane.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e të gjithë futbollistëve të Brazilit të përfshirë në triumfin spektakolar. /Telegrafi/