Site icon Telegrafi

NOSTALGJIA E PLAKËS

Poezi nga: Dritëro Agolli

Po ai sënduk i drunjtë me letër të ngjitur,
Po ajo vazo e vockël me lule zëmbaku ,
Po ai mulli kafeje me mbulesë të grisur,
Po ato tespihe – kujtim i vjetër nga plaku;

Jeton me këto pak gjëra e shkreta:
E prek sëndukun e drunjtë e të lashtë,
I ledhaton tespihet cipë sedefta,
E fshin vazon e vockël brënda e jashtë.

Dhe nusja e djalit e sheh dhe prish cepin e buzës
Me kokën e bukur mënjanë;
Vështrimin plaka e ndjen me duart kryq sipër bluzës
Dhe thotë me vete:” Po ç’kanë me mua, ç’kanë”?

Exit mobile version