Milot Rashica ka luajtur në një tjetër ndeshje në Ligën Premier me Norwich Cityn.
Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit anglez, bëri një ndeshje të mirë ndaj Leicester Cityt, përkundër humbjes 1-2.
Me pak më shumë fat, Norwich ka mundur të fitojë pikën e parë sot, por goli McClean u anulua 10 minuta para fundit nga VAR.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ka pasur një ndeshje shumë të mirë për Norwichin, përkundër që nuk arriti të gjej golin.
E paraqitja e tij e mirë është vlerësuar nga tifozët e klubit anglez që e kanë votuar Rashicën si futbollistin më të mirë të ndeshjes nga skuadra e tyre..
“Paraqitje solide sot nga Milot Rashica”, ka shkruar Norwichi në Twitter.
Gjithashtu klubi e vendosi edhe foton e vushtrriasit në të cilën shkruhej ‘Njeriu i ndeshjes’.
Norwich pas tri ndeshjeve ende nuk ka pikë, derisa javën e ardhshme luan në udhëtim te Arsenali. /Telegrafi/
Solid display today from @milotrashica! 👊 pic.twitter.com/TZFDgc2IuW
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) August 28, 2021