Site icon Telegrafi

Norwichi dhe Rashica marrin fitoren e parë në Ligën Premier, futbollisti i Kosovës merr vlerësim të kënaqshëm në këtë takim

Norwich City ka marr fitoren e parë ne Ligën Premier, duke e mposhtur si mysafir Brentfordin me rezultat 2-1.  

Golat për Norwich i shënuan Mathias Normann dhe Temmu Pukki nga pika e bardhë.

Për Norwichin, nga minuta e parë startoi ylli  i Kosovës, Milot Rashica, i cili ende nuk e ka gjetur golin në Ligën Premier, por sot pati një paraqitje solide.

Rashica ishte aktiv në golin e parë, ku aksioni filloi nga ai.

Nga faqja e specializuar Sofascore, Milot Rashica u vlerësua me notën 6.9 si prej më të mirëve në fushë.

Rashica luajti në këtë ndeshje deri në minutën e 95-të.

Norwich City merr fitoren e parë këtë sezon, duke lënë pozitën e fundit, ku tani ka 5 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version