Site icon Telegrafi

Norwich publikon fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Milot Rashicën

Milot Rashica u bë transferimi i parë i Norwich Cityt në afatin kalimtar të verës për edicion 2021/22 nga Werder Bremen të martën.

Sulmuesi kosovar mund të luajë si mesfushor sulmues ose anësor dhe e filloi karrierën e tij te Vushtrria në vitin 2010.

Pasi kaloi tre vjet me ekipet e të rinjve, Rashica depërtoi në ekipin e parë, duke bërë debutimin e tij profesional në moshën 16 vjeçe.

Lexo po ashtu Zyrtare: Rashica do të luajë në Ligën Premier te Norwich City

Me 21 paraqitje dhe nëntë gola, klubi holandez Vitesse e transferoi atë, duke e inkuadruar Rashicën në ekipin e parë.

Gjatë shkëlqimit te Vitesse në Eredivisie, Rashica mori pjesë në finalen e KNVB Beker të vitit 2017, në të cilin Vitesse mundi AZ Alkmaar 2-0 për trofeun e parë të madh në historinë e tyre 125 vjeçare.

Lexo po ashtu Rashica flet si lojtar i Norwichit: Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në Ligën Premier

Rashica bëri gjithsej 100 paraqitje në të gjitha garat, shënoi 15 gola dhe 24 asistime për Vitesse para se të kalonte te Werder Bremen.

Mes viteve 2018 dhe 2021, ai vazhdoi të shënojë 27 gola dhe 19 asistime në 100 ndeshje për Werder Bremenin.

Lexo po ashtu Letra lamtumirëse e Milot Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit

Në nivelin ndërkombëtar, Rashica përfaqësoi Shqipërinë në Grupmoshat U17 në ekipin e parë, më pas vendosi të përfaqësonte Kosovën.

Me këtë të fundit, ai bëri debutimin e tij në kualifikimet e Kupës së Botës në vitin 2018 kundër Finlandës, derisa u përballë në grup me bashkëlojtarin e tij të ardhshëm, Teemu Pukki. /Telegrafi/

Exit mobile version