Telegrafi

Norwich – Man City, formacionet zyrtare

Norwich City dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Kampionët anglezë janë mysafirë të Norwichit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, ndeshje që zhvillohet në Carroë Road nga ora 18:30.

Ekipi i Pep Guardiolas ka dy fitore radhazi në kampionat dhe synon të tretën për të mbetur në hap me liderin Liverpoolin.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy humbje me radhë dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë ndaj Cityt.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Norwich: Krul; Byram, Amadou, Godfrey, Lewis, Tettey, Mclean, Buendia, Stiepermann; Cantwell, Pukki. 

Man City: Ederson, Walker, Stones, Otamendi, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Silva (C), Bernardo, Sterling, Aguero

/Telegrafi/