Site icon Telegrafi

Norwich City 0-4 Man City, nota e Rashicës dhe të tjerëve

Manchester City ka fituar në udhëtim te Norwich City me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar formën e lartë dhe dominimin në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke çuar në 15 ndeshje serinë pa humbje.

Golat në këtë ndeshje për Qytetarët u shënuan nga Raheem Sterling (31’, 70’, 90+) dhe Phil Foden (48’).

Lexo po ashtu Man City fiton pa vështirësi dhe thellë ndaj Norwichit të Rashicës

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anglez, Sterling, i cili pas het-trikut u notua me 9.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për lojtarin e vendasve, Sam Byram që u vlerësua me notë 6.0

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica luajti për 90 minuta për vendasit dhe ishte më i vlerësuari te ekipi i tij me notë 6.8.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/

Exit mobile version