Spanja nuk ka arritur ta mposhtë Norvegjinë (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në Ullevaal të Oslos, e vlefshme për fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Rastin më të mirë në gjysmën e parë e patën vendasit përmes Joshua King, i cili kërceu më lartë pas një harkimi në zonë, por goditjen e tij me kokë e ndali portieri Kepa Arrizabalaga.
Me të filluar pjesa e dytë (47′), Saul pranoi një top nga Sergio Busquets dhe e dërgoi në këndin e majtë të portës, ndërkohë që intervenimi i portierit vendas nuk ishte i duhuri.
📷 ¡Qué GOLAZO, @saulniguez!
🇳🇴🆚🇪🇸 | 0-1 | #UnidosPorUnRETO pic.twitter.com/6PEHJkwTVe
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) October 12, 2019
Joshua King pati një tjetër rast në gjysmën e dytë, ndërsa spanjollët vazhduan të rrezikojnë përmes Fabian Ruiz e Santi Cazorla.
Në minutat shtesë, Kepa shkaktoi penallti, ndërsa Joshua King u tregua i saktë (90’+4) për t’ia siguruar kombëtares së tij një pikë shumë të rëndësishme.
Spanja vazhdon të jetë lider i Grupit F me 19 pikë, ndërsa Norvegjia është ngritur në kuotën e dhjetë pikëve dhe do të shpresojë të triumfojë në ndeshjet e drejtpërdrejta për t’u ngritur në tabelë. /Telegrafi/