Takimi në mes të Trepçës ’89 e Vikingur në Ligën e Kampionëve nuk u transmetua në asnjë televizion.
Por kështu nuk do të ndodhë edhe në ndeshjen të cilën Prishtina do ta zhvillojë në Ligën e Evropës.
Ndeshjen e Prishtinës në kuadër të Ligës së Evropës mund ta ndiqni në Radio Televizonin e Kosovës (RTK), e cila do të luhet këtë të enjte më 29 qershor.
Prishtina do ta zhvillojë këtë ndeshje në Suedi ndaj skuadrës së Norrkoping, takim i cili do të shfaqet në ‘RTK’, me fillim nga ora 20.00
Ky lajm është konfirmuar në Facebook nga faqja zyrtare e FC Prishtinës. /Telegrafi/