Njësia e Telekomit të Zyrës postare britanike ka kryer hulumtimin më të ri mbi shfrytëzimin e celularëve, i cili ka dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i të anketuarve thjesht janë të varur nga pajisjet e tyre telekomunikuese. Mu për këtë kanë vendosur të emërojnë një fobi të re, e cila është lidhur ngushtë me telekomunikacionet.
Nomofobia sipas pohimeve të ekspertëve është frika nga humbja apo mospasja qasje në celular. Supozohet se prej saj janë të prekur 53 për qind e pronarëve të celularëve, ndërsa në Britani të Madhe nga kjo fobi vuajnë rreth 13 milionë britanikë.
Sa u përket gjinive të goditura nga nomofobia, nga ajo vuajnë 48 për qind e femrave dhe diç mbi 58 për qind të meshkujve. Nocioni nomofobi është i përbërë prej fjalëve angleze “no mobile phobia”.