Në duelin e “Steko’s Fight Night” në Ingolstadt të Gjermanisë, shikuesit kanë parë nokautin më të shpejtë në histori të kik-boksit.
Autori i këtij rekordi është ylli në ngritje, Michael Smolik, të cilit i mjaftuan tri sekonda për ta rrëzuar kundërshtarin e tij, Tihamer Brunner.
Në përballjen e zhvilluar sipas rregullave të K-1, Smolik bëri një goditje të fortë me këmbë duke e detyruar kundërshtarin që të përplasej në dysheme.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni momentin e nokautit. /Telegrafi/