Site icon Telegrafi

Noizy, dy fjalë për Babastars

Intervistoi: Arnolld Korenica

Quhesh Rigels Rajku, të gjithë të njohin si Noizy, nga ky emër artistik?
Noizy: Emrin Noizy e kam nga mosha 12-13 vjeçare kur jetoja në Londër. Është stili i të jetuarit në ‘ghettot’ e Londrës, ku çdo adoleshent vë nga një pseudonim për vete dhe mua më thirri një ditë mësuesi në shkollë Noizy, sepse bëja zhurmë, ndërsa deri më sot më ka mbetur ky emër.

Noizy, së fundmi ke lansuar disa këngë të cilat bëjnë pjesë në mixtape të ri para albumit. Sa këngë do të jenë në këtë mixtape dhe kur do të lansohet albumi i ri?
Noizy:
Kënga “1 Selam” është pjesë e albumit tim, kurse ‘mixtape’ do të ketë 10 këngë. “Noku Vogël” ishte i pari, “Na jena OTR” është kënga e dytë. Tjerat do të dalin në vazhdim, ndërsa albumi është në përfundim e sipër, por do të vonohet për shkak të instrumentaleve (beats), pasi bëhen nga fillimi, masterizohet në mënyrë shumë profesionale dhe janë gjithsej 22 këngë. Kjo e kërkon kohën e vet.

Ku e gjen inspirimin Noizy për tekstet e fuqishme?
Noizy:
Inspirimin e gjej në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Së fundmi ‘labeli’ Babastars ju ka akuzuar se këngët e juaja janë të huazuara, ke ndonjë koment për këtë?
Noizy:
Është mixtape dhe kush e din çfarë është ‘mixtape’ e di se instrumentalet mund t’ia marrësh çdo kujt. Sa i përket tekstit dhe ‘floëit’ s’ka shanca të jetë i kopjuar, mund ta shohim të gjitha në këngën e Movados.

Tashmë është histori ngjarja, por cili është versioni yt mbi incidentin e ndodhur në aeroportin e Zurichut me reperët e Babastars? Kush kë e ka rrahur?
Noizy:
Është diçka që e kanë marrë vesh të gjithë, të gjithë e dinë si është puna. Për t’u rrahur siç është për të rrahur dikë, nuk është rrah asnjëra nga palët për shkak të diferencës së të dyja grupeve. Pra ne ishim dy veta dhe ata gjashtë, ishte 6-2, dhe kur të jemi ndonjëherë 6 me 6 unë do t’iu them se kush kë e ka rrahur. Deri atëher…

Pas luftës në aeroport, konflikti është zhvendosur në anën profesionale. Së pari Babastars të kanë bërë një ‘diss’, ndërsa ti ua ktheve me “1 Selam” dhe me “Na Jena OTR”. Kush mendon se është fitues i kësaj beteje?
Noizy:
Kjo nuk është betejë. Ata albumin e tyre të fundit ma kanë kushtuar mua pothuajse të tërin, plus kanë lansuar ‘diss’ në të njëjtën ditë që i kam rrahur. Mendova që e kisha unë rradhën për një ‘diss’ të vogël. “1 Selam” ishte thjesht një paralajmërim, nuk ishte ‘diss’, ‘diss’ është kënga e fundit “Na Jena OTR”. Dhe do të jetë hera e fundit që merrem me këto fundrrina, fuck em’ all.

Stresi ka paralajmëruar një ‘diss’ ndaj teje dhe ke premtuar në një intervistë pas rrahjes me Babastars se në rast të një ‘dissi’ tjetër nga Stresi, do ta publikosh një video ku shihet se si e ke rrahur Stresin. A do ta bësh një gjë të tillë?
Noizy:
Nëse në diss shan Noizyn, nuk del video, nëse prek në familje, del video e plot gjëra tjera. Kemi bërë një marrëveshje me familjet tona në polici kur u patëm arrestuar të dyja grupet, pas incidentit në Top Fest dy vjet më parë. Marrëveshja ka qenë që nëse ky bën ‘diss’ për familje edhe një herë, atëherë del video. Ta marri vesh dhe familja e tij që unë si kam borxh, vet i han b*tha, përdorin tjerët si lodër, si përherë…

Një këngë që vërtet ka prekur zemrat e fansave tuaj ka qenë “Noku Vogël”. Kujt ia ke dedikuar këtë këngë?
Noizy:
Vajzës time, Leandrës.

A do të jesh i angazhuar gjatë verës nëpër koncerte, ku do të mund t’iu gjejnë fansat tuaj?
Noizy:
Plotësisht i rezervuar, ku do ku ka shqiptar, do të jetë edhe Noizy.

Me cilin prej reperëve ndërkombëtarë do të kishe bashkëpunuar?
Noizy:
Me Lil Wayne dhe 50 Cent.

Noizy, si i ke raportet me femrat?
Noizy:
Them se mirë.

Çfarë e bën joshëse atë ose femrën në përgjithësi për ty?
Noizy:
S’ka femër për mua për momentin, ka vetëm laps dhe mikrofon, kështu që s’kam përgjigje të saktë për pyetjen tëndë. Në momentin që do të gjej njeriun që do më rrëmbej zemrën, s’do të kem frikë ta them. Deri atëher…

Cilat janë planet e tua për të ardhmen, a ke ndërmend të ndalesh?
Noizy:
Planet e mia, vetëm muzik. Sa për të ndalur…as për këtë pjesë skam përgjigje të saktë…

Një mesazh për fansat tuaj…
Noizy:
Nëse dëshiron sukses në jetë, duhet ta duash më shumë se frymën e ujit.

 

/Telegrafi/
 

Exit mobile version