Telegrafi

Njoftim nga Telegrafi për postime të rrejshme në Facebook

Fjala është për aplikacionin Via “Kosovo” që orienton në faqen http://acceptkosovoinuefa.com, e pastaj tek një link tjetër në Facebook ku figuron “kërkesa”: “’Kosovo’ will receive the following info: your public profile, friend list, personal description and likes” (‘Kosova’ do të pranojë informacionet në vazhdim: profilin publik, listën e miqve, të dhënat personale dhe pëlqimet), me orientimin që të pëlqehet duke shtypur butonin “Okay”.

  

Pra, fjala është për aplikacion ilegal, si shumë të tjera, që tërheqin vizitorët përmes titujve bombastikë që nuk përkojnë fare as me lajme të reja e as me përmbajtjen.

Stafi i Telegrafit është duke e hetuar këtë rast e po ashtu është në kontakt me qendrën për Evropë të rrjetit Facebook, në Dublin të Irlandës.

Prandaj, kërkojmë vigjilencë të shfrytëzuesve të këtij rrjeti që të mos bien pre e mashtrimeve të aplikacioneve prapa të cilave qëndrojnë faqe inekzistente pa adresë e pa redaksi, “anëtarësimi” tek të cilat mund t’ju sjellë dëme në të ardhmen.

Portali Telegrafi ju njofton se nuk ka aplikacion që kërkon konfirmim, se postimet bëhen nga faqja jonë zyrtare, dhe se çdo postim tjetër që nuk drejton menjëherë tek faqja jonë Telegrafi.com, nuk kanë të bëjë fare me ne e as me përmbajtjen e portalit tonë. /Telegrafi/