Telegrafi

Njihuni me skuadrën më të re të Ligës Premier (Foto)

Burnley ka siguruar rikthimin automatik në Premier Ligë pas fitores 1-0 ndaj Queens Park Rangers të hënën në xhiron e 45-të në Championship.

Burnley, që vitin e kaluar ra në rangun e dytë të garave, sivjet ka siguruar rikthimin me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund.

Ekipi tani ka siguruar 90 pikë në tabelë, dy më shumë se Middlesbrough dhe Brightoni.

Në xhiron e fundit Middlesbrough dhe Brightoni luajnë mes vete në ndeshjen vendimtare për të caktuar ekipin e dytë që shkon direkt në Premier Ligë.

Humbësi luan në “Play-off” së bashku me Hull Cityn, Derbyn dhe Sheffield Wednesday.