Leicester City është shumë larg, por për qytezën e vogël madrilene Leganes ajo që është arritur të shtunën është më shumë se një mrekulli.
Për herë të parë në 88 vite histori, Leganes do të luajë në La Liga.
Një klub modest, me një stadium 8 mijë vende, Leganes nuk ka qenë kurrë kaq lart dhe këtë sezon ka habitur Spanjën dhe vetveten, duke pasur një ritëm konstant deri në fund, pa u emocionuar së tepërmi edhe kur të shtunën i duhej fitorja në Mirandes për të festuar ngjitjen.
Pas 10 vitesh rresht në divizionin e tretë, Leganes u ngjit në Segunda në sezonin 2013/2014, me vendin e dhjetë që ishte një sukses madhor sezonin e shkuar, por që i është hequr një sezon sivjet.
Ndërkaq, në La Liga është ngjitur edhe një emër më i njohur se Leganes, Alavesi që para disa vitesh shkoi deri në finalen e Kupës UEFA.
Pas tyre, 4 klube do të përballen në play-off për një vend në La Liga janë Gimnastic, Girona, Cordoba e Osasuna.