Fshati Kusar mendohet se është ndër vendbanimet më të hershme të zonës së Gjakovës. Në brendësi të fshatit, i cili karakterizohet për pamje të bukur pyjore, në një terren gjarpëror në Malet e Pashtrikut, gjendet Shpella e Kusarit.
Shpella mendohet të jetë shumë e lashtë dhe ka tri hyrje, ndërsa Komuna e Gjakovës ka bërë edhe rregullimin e shtigjeve që shpien deri te shpella.
Rregullimi i infrastrukturës do të ndikojë që të shtohen vizitorët e kësaj shpelle dhe spelologët për të hulumtuar brendësinë e saj.
Shpella ka një oborr të veçantë shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të eksplorojnë brendësitë e saj.
Teksa eksploron e ecën shkallëve të bukura përmes shpellës, vizitorit i krijohet një ndjesi e veçantë dhe e papërshkrueshme që të kthen në histori.
Për të parë bukuritë e saj dhe për të marr më shumë informacione për Shpellën e Kusarit, ndiqeni videon e realizuar nga Telegrafi: