Site icon Telegrafi

Njihuni me hotelet ‘kapsulë’, aspak të përshtatshme për klaustrofobikët

Hotelet “capsule” janë  të njohura në botën perëndimore si “hotel pod”. Ky lloj i veçantë hotelesh është sjellë për herë të parë në Japoni dhe përmban shumë dhoma të vogla me madhësi thuajse sa një shtrat, të njohura si “kapsula”.

Hotelet “me kapsula” ofrojnë strehim të lirë, akomodim për fjetje gjatë natës dhe janë ideale për ata që nuk kanë mundësi për dhoma apo suita të mëdha, që rrjedhimisht janë edhe më shtrenjta. Edhe pse, siç do të shihni në disa nga fotot më poshtë, hotelet “kapsulë” dinë si të jenë edhe shumë luksoze.

Hoteli i parë i tillë në botë u hap në vitin 1979 dhe quhej “Capsule Inn Osaka”, i projektuar nga Kisho Kurokawa.

Më pas, u përhap në qytete të tjera brenda Japonisë dhe që atëherë, është përhapur më tej në territore të tjera, duke përfshirë vende si Belgjikë, Kinë, Hong-Kong, Islandë, Indonezi dhe Poloni.

Dhoma është zakonisht me gjerësi dhe gjatësi sa e një shtrati. Muret e dhomës mund të jenë prej druri, metali ose ndonjë materiali tjetër të ngurtë.

“Kapsulat” vijnë njëra pas tjetrës dhe në disa raste edhe njëra mbi tjetrën, pak a shumë si një krevat marinar. Brenda dhomës zakonisht ka një televizor të vogël, kondicioner, një tastierë elektronike dhe priza elektrike. Fundi i hapur i kapsulës mund të mbyllet me një perde ose me një derë të fortë për intimitet. Një sërë shërbimesh si tualeti, dushet apo mensa, janë të përbashkëta.

Njerëzve u jepen zakonisht pantofla, peshqirë dhe një dollap i vogël me çelës për të vendosur gjërat personale. Zakonisht dollapët kanë mjaftueshëm hapësirë për të vënë valixhen. Çmimet janë në pjesën më të madhe të rasteve 18-37 dollarë për natë.

Në Japoni, për hotelet me kapsula, ekziston një stereotipi, se kur burrat janë shumë të dehur për t’u kthyer në shtëpi të sigurt, ose kanë humbur trenin e fundit të ditës dhe s’duan të debatojnë me gratë, shkojnë të flenë në këto vende.

Për shkak të hapësirës së vogël, këshillohet që njerëzit klaustrofobikë mos t’i frekuentojnë. Për më tepër, jo të gjitha hotelet e këtij lloji ofron ajër të kondicionuar në dhoma, apo kushte të tjera thelbësore.

Eksperiencën në një hotel të tillë e ka ndarë me të tjerët edhe një përdoruese e TikTok, ndiqeni më poshtë:

@sugoimart

will u say yes or will ur claustrophobia say no 👁👄👁 #fyp #foryoupage #capsulehotel #japanlife #japanthings #travel #hotel #tokyo #japan #sugoimart

♬ original sound – sugoimart

/Anabel/Telegrafi/

Exit mobile version