Fluxo, një organizatë braziliane e njohur për ekipin e saj në video-lojën FreeFire dhe ndjekësit e shumtë në mediat sociale, ka hyrë në CS:GO me nënshkrimin e një liste të re të përbërë nga ish anëtarët e 00NATION, GODSENT, MIBR dhe Sharks .
Siç është raportuar nga Dust2.com.br, organizata Fluxo fillimisht shprehu interes për të nënshkruar me formacionin Last Dance, të Gabriel “FalleN” Toledo, por pasi kjo mundësi dështoi, organizata tani ka vendosur të formoi ekipin e ri me ish lojtarin e ekipit MIBR, WOOD7, si dhe ish lojtarin e ekipit SK dhe Immortals, felps.
Ekipi i sapo krijuar do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër ARCTIC në kualifikimin e Flow FiReLEAGUE Brazil.
O Hype foi plantado.
Bem-vindos@felperaa@vsmzin@woodyfps@Lucaozy
@fluxolux@xampcsFLUXO NO CS pic.twitter.com/YRCLDic6aC
— Fluxo (@fluxogg) August 9, 2022
Gjithashtu skuadra do të marrë pjesë më 15 gusht në turneun kualifikues për IEM Rio Major, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Ky është formacioni i ekipit brazilian Fluxo:
Adriano “WOOD7” Cerato
Joao “felps” Vasconcellos
Vinicius “vsm” Moreira
Lucas “Lucaozy” Neves
Lucas “lux” Meneghini
Willian “Xamp” Caldas (trajneri)
/Telegrafi/