Si t’i dalloni vogëlushët posaçërisht të talentuar muzikorë? Kjo nuk është fare e vështirë, thonë ekspertët
Ata që në fëmijërinë më të hershme, kur sapo fillojnë të ekzekutojnë në ndonjë instrument, e bëjnë atë me zell të madh.
Kanë memorie të jashtëzakonshme muzikore, janë të gatshëm që duke improvizuar të ndryshojnë atë që i kemi mësuar, por edhe që me kuptim të përvetësojnë komplet strukturën muzikore.
Njëkohësisht, tregojnë aftësi të transformimit të melodisë në tonalitete të reja, transmeton Telegrafi.
U intereson edhe teoria muzikore, dekodojnë dhe shënojnë ritmin dhe linjën melodike, madje edhe kujtesa u varet nga struktura muzikore.
Më mirë mbajnë në mend strukturat e njohura, harmonitë dhe ritmin, sesa ato të rastit.
Kanë talent mbimesatar dhe lirisht ecin midis katër mënyrave të qasjes ndaj veprës muzikore, duke ndryshuar qendrën e vëmendjes midis instrumentit dhe teknikës së ekzekutimit, partiturave, tingujve dhe strukturës muzikore.
Posedojnë ndjeshmëri të shtuar për ngjyrën e tingujve. /Telegrafi/