Telegrafi

Njeriu i parë i Mercedesit i tërheq vërejtjen Ferrarit: Mos bëni precedent në Formula 1

Njeriu i parë i skuderisë Mercedes, Toto Wolff, ka paralajmëruar ekipin e Ferrarit rreth precedentit në Formula 1.

Ferrari është dashur të kënaqet me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Kinës edhe në saje të urdhrave që Sarl LeClerc u urdhërua që ta lë Sebastian Vettelit, ashtu sikurse në Australi dhe Bahrein.

“Është një situatë përbuzës. Është e qartë se ju dëshironi makinën më të shpejtë se sa rivalët. Vettel tha se ishte më i shpejtë dhe u mor vendimi që duhet të shkonte të luftonte”.

“Në një farë mase kjo mund ose nuk mund të kuptohet. Por kur ju filloni duke bërë gjëra si kjo, bëhet e komplikuar për shkak se vendos një precedent për të ardhmen dhe pastaj ju mund vini në një pozitë që ta bëni në çdo garë”, tha Wolff.

Toto ka treguar se shpeshherë ka qenë në këso situata në mes të Nico Rosbergut dhe Lewis Hamiltonit, dhe tani është një situatë e ngjashme në mes të Lewis Hamiltonit dhe Walteri Bottas. /Telegrafi/