Site icon Telegrafi

NJERIU ME NGJYRË

Leopold Sedar Senghor

Poezi nga: Leopold Sedar Senghor
Përktheu: Bajram Karabolli

I dashur vëlla i bardhë:
Unë kur linda, isha i zi
Kur u rrita, prapë i zi
Kur marr diell, jam i zi
Kur sëmurem, jam i zi
Kur të vdes, do të jem, i zi.
Ndërsa ti, vëlla:
Kur linde, ishe i kuqërremtë
Kur u rrite, u bëre i bardhë
Kur merr diell, bëhesh i kuq
Kur mërdhin, bëhesh i bruztë
Kur ke frikë, zverdhesh
Kur sëmuresh, bëhesh i zbehtë
Kur të vdesësh, do të bëhesh bojëhiri.
Atëherë, kush nga ne të dy është njeri me ngjyrë?

Exit mobile version