Telegrafi

Njeriu i golave te Spanja nën drejtimin e Luis Enrique është Ferran Torres – askush si ai deri më tani te ‘La Roya’

Iu deshën vetëm 44 sekonda për të shënuar kundër Sllovakisë dhe atë e bëri me një teknikë të lartë.

Ferran Torres tashmë ka shënuar shtatë gola në 14 ndeshje me Spanjën, një shifër identike me atë që Villa kishte në atë kohë me Spanjën. Dhe të flasësh për ‘El Guaje’ do të thotë ta flasësh për shënuesin më të mirë që ka dhënë ky vend.

Prandaj nuk është për t’u habitur që Ferran festoi golin e tij me zemërim.

Dy ndeshjet e para të këtij Kampionati Evropian, ai nuk i nisi nga minuta e parë.

“E festova me zemërim sepse doja t’i shihja tifozët të lumtur. Ishte për ta sepse e meritonin”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Ferran ka shtatë gola në 14 ndeshje me Luis Enrique në krye. Me golin e tij të fundit ai u bë shënuesi më i mirë nga lojtarët e pranishëm në dy fazat e fundit.

Ai kishte gola sa Sergio Ramos , i cili ka gjashtë të tillë me Luis Enriquen.

Pa një top-shënues të spikatur

Anësori i Manchester Cityt ka më shumë gola se Avaro Morata (tre gola), por edhe Dani Olmo dhe Gerard Moreno.

Sergo Canales, Ansu Fati, Jose Gaya, Rodri, Pau Torres, Sarabia dhe Ameryc Laporte mbyllin këtë listë të shënuesve me nga një gol.

Pikërisht kundër Sllovakisë, tre të fundit ia bën sefte.

Në një kohë kur Spanjës po i kërkohej më shumë forcë në zonë, La Roja nxori repertorin e saj më të mirë për të bërë fitoren në të thellë në këtë Kampionat Evropian.

Aty ishte, sigurisht, edhe shënuesi më i mirë i kësaj përzgjedhjeje: Ferran Torres. /Telegrafi/