Telegrafi

Njerëzit u urdhëruan të lëviznin në ndonjë vend të sigurt pasi tërmeti goditi Kretën

Njerëzve në zonat bregdetare të Kretës iu tha që të lëviznin në një zonë të sigurt kur një tërmet me magnitudë 5.5 goditi mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave të huaja, alarmi u ngrit për dy rajone kur tërmeti goditi 65 kilometra në verilindje të Sitia-s rreth orës 1:25 të mëngjesit, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Ai goditi në një thellësi prej 80 kilometrash dhe thuhet se është ndjerë deri në Afrikën e Veriut.

Frika nga cunami u ndez nga EMSC, e cila u tha vendasve që të “largoheshin nga bregu dhe të arrinin në një vend më të lartë”.

Ky paralajmërim më pas është tërhequr.

Sistemet telefonike në Kretë ishin të mbingarkuar nga kërkesa pas tërmetit, sugjerojnë raportet lokale.

Por për fat të mirë nuk është raportuar menjëherë për të lënduar apo dëme në ndërtesa në asnjë nga zonat e prekura. /Telegrafi/