Site icon Telegrafi

Njerëzit u fotografuan me të, ai madje hipi edhe në autobusin e Leicesterit – por a ishte ky Vardy? (Foto/Video)

Postieri Lee Chapman, i cili është identik në dukje me Jamie Vardyn, ka arritur ta mashtrojë gjithë qytetin dhe madje të hyjë në autobusin e Leicester Cityt, ku skuadra festonte titullin.

Ai ka arritur ta realizojë ëndrrën e çdo qytetari të Leicesterit falë ngjashmërisë me sulmuesin kryesor të ekipit.

Chapman kishte veshur fanellën e klubit dhe falë ngjashmërisë me lojtarin, atë e kanë marrë me vete në autobus për të festuar.

Më së shumti është befasuar vet Vardy kur e ka parë ‘binjakun’ e tij.

Paraprakisht, Lee Chapman kishte ecur nëpër qytet, ku njerëzit e kanë ndalur dhe janë fotografuar me të duke menduar se ishte futbollisti i Leicesterit. /Telegrafi/


Exit mobile version