Site icon Telegrafi

Njerëzit më shumë shpenzojnë kohë në tualet sesa duke bërë ushtrime fizike

Rezultatet e një studimi të UK Active, organizatë e cila inkurajon njerëzit që të jenë aktivë, ka treguar se britanikët më shumë kalojnë kohën në tualet sesa në aktivitete fizike.

Madje 64 për qind e britanikëve kalojnë gjashtë orë në ditë duke qëndruar ulur dhe për aktivitete fizike nuk kanë shumë kohë, për shkak të obligimeve familjare dhe atyre personale.

Këto rezultate nuk kanë të bëjnë vetëm me Britaninë, transmeton kp.

Mungesa e aktivitetit fizik është problem global, për shkak të të cilit  në mënyrë konstante vjen deri te rritja e numrit të personave të prekur nga sulmet në zemër dhe tru, depresioni, por edhe te llojet e ndryshme të kancerit.

UK Active thekson se njerëzit në gjithë botën nuk janë të edukuar sa duhet për mënyrën e ushtrimeve dhe as për sasinë e aktiviteteve fizike, e cila është e nevojshme për jetë normale.

Vetëm një në dhjetë persona të pyetur, e di se 150 minuta në javë janë të mjaftueshme për të pasur kondicion optimal fizik.

Exit mobile version