Terapistja amerikane, Annette Goodheart, thotë: "Fëmijët deri në moshën katërvjeçare qeshen 500 herë në ditë, derisa të rriturit në mesatare më së shumti qeshen 15 herë.
"Buzëqeshja krijon një ngrohtësi të brendshme e cila nxit furnizim më të mirë oksigjen, përshpejton rigjenerimin e qelizave, qetëson punën e zemrës, ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon në mbrojtjen nga infeksionet. Një minutë e buzëqeshjes furnizon trupin me 45 minuta të relaksimit terapeutik.
Sipas të dhënave të cilat janë paraqitur në Konferencën ndërkombëtare të humorit, të mbajtur në Zvicër, gjatë kohëve të rënda ekonomike, viteve jashtëzakonisht të vështira, të 50-tave, njeriu mesatarisht ka buzëqeshur 18 herë në ditë, për dallim me pesë minuta në të 90-tat, që njihen si vite të mirëqenies. Pse ka ardhur deri tek kjo rënie?
"Ekspertët thonë se për këtë trend është fajtorë dëshira çdo ditë e më e madhe për prona materiale, karrierë dhe sukses personal, me të cilën vërtetojnë fjalën e urtë e cila thotë se – lumturia nuk blihet me para”, sqaron gazeta britanike Sunday Times.
Prandaj autori i artikullit Michael Argyle përfundon: "Për personat të cilët gjëra më e rëndësishme është paraja janë edhe më të sëmurë nga ana psikike. Kjo do të mund të ishte për faktin se paraja ofron vetëm kënaqësi sipërfaqësore".