Ka dy lloje njerëzish: ata që i besojnë teorive konspirative sepse janë të bindur që gjithmonë ka diçka pas perdes dhe grupi tjetër, që s’besojnë asgjë përveç asaj që shohin me sytë e tyre
Së fundmi, ka disa prova të reja që tregojnë se cilësitë e një njeriu ndikojnë tek fakti që ai/ajo beson në teoritë konspirative, shkruan Insider.
Specifikisht, njerëzit që e ndjejnë veten shumë të rëndësishëm, që janë narcistë, ankthioz ose shumë impulsivë kanë më shumë gjasa të kapen pas këtyre teorive në krahasim me njerëzit që nuk shfaqin tipare të tilla.
Në një përfundim të tillë kanë arritur kërkuesit e universitetit “Emory” në studimin e publikuar në “The Journal of Personality”
1927 njerëz të përfshirë në eksperiment u pyetën nëse besonin në teori konspirative të ndryshme dhe rezultoi se 40% e tyre besonin ndërsa pjesa tjetër, jo. Ajo çfarë u vu re më tej, ishte se shumica e atyre që i besonin, kishin karakteristika të ngjashme në personalitetin e tyre.
Nga përgjigjet e marra u arrit në përfundimin se njerëzit që kishin tendencën për të qenë të organizuar, të përgjegjshëm, të qetë dhe shumë të dhënë pas punës nuk besonin në të tilla teori.
Sidoqoftë, duhen ende kërkime të tjera të imtësishme rreth personalitetit të njeriut për ta vërtetuar diçka të tillë.
Burimet: Business Insider, Anabel