Site icon Telegrafi

Njerëzit gabimisht e kërkojnë lumturinë

Keni parë lojtarët e apasionuar të letrave, të cilët luajnë me orë të tëra pa buzëqeshur, pavarësisht nëse luajnë lojë serioze ose thjeshtë për t’u shoqëruar. Ata dëshirojnë të fitojnë vetëm për shkak të ndjenjës që u sjell së fitorja, edhe pse kjo tek ata nuk shkakton emocione pozitive- thonë ekspertët pranë Universitetit të Pennsylvanisë. Kjo u ndodh edhe menaxherëve, të cilët dëshirojnë të grumbullojnë sa më shumë para dhe të luajnë lojën e tyre.

Në këtë mënyrë, miti i lumturisë si qëllim kulminant i njeriut, në fakt e shkatërron njeriun duke u munduar ta arrijë atë, sepse nuk e kupton se ai në fakt do të ishte i lumtur sikur ta kuptonte momentin jetësor në të cilin gjendet.

Mirëqenia, thonë ekspertët, nuk është ndjenja e lumturisë, por kombinimi i emocioneve pozitive, angazhimi në jetën e përditshme, kualiteti i lidhjes, kuptimi i jetës, si dhe arritja e diçkahit në jetë.

Çelësi i kësaj është në zbulimin e asaj që është më e rëndësishme në jetën tuaj, ndërsa lumturinë nuk duhet kërkuar, sepse ajo nuk është qëllim që arrihet duke u munduar, por thjeshtë përjetohet.

Lumturia, e cila zakonisht vonon, vjen thjeshtë si rezultat i jetës. /Telegrafi/

Exit mobile version