Më shumë se tridhjetëmijë njerëz në veri të Japonisë, mes moshës 40 dhe 64 vjeçare, janë përgjigjur në pyetjet mbi lartësinë dhe peshën dhe kanë zgjidhur testin e personalitetit, zbulon studimi që këtë muaj është publikuar në revistën shkencore, Journal of Psychosomatic Research.
Rezultatet kanë treguar se njerëzit e shoqërueshëm më shpesh se të tjerët e kanë indeksin më të madh të masës trupore për 25 %, që është definicioni i trashësisë i pranueshëm nga masa e gjerë, ka thënë udhëheqësi i studimit, Masako Kakizaki, nga Universiteti i Tokios.
Pas krahasimit të faktorëve tjerë, siç është pirja e duhanit, meshkujt e shoqërueshëm kanë pasur 1.73 herë më shumë gjasa që të preken nga trashësia, sesa ata të mbyllur. Ndërkaq te femrat e shoqërueshme përqindja është 1.53 herë më e madhe krahasuar me femrat e mbyllura.
Ata persona të cilët vlerësohen si të brengosur apo të shqetësuar, do të jenë dy herë më të trashë, ka vlerësuar studimi japonez.