Telegrafi

Njëmbëdhjetëshit startues: Roma luan si mysafir i Udineses

Java e 13-të e Serie A e gjen Romën si mysafir të skuadrës së Udineses.

Giallorossët kanë regjistruar pesë fitore, katër barazime dhe tri humbje në 12 xhirot e para dhe me 19 pikë të grumbulluara mbajnë vendin e gjashtë në tabelë.

Pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve, gjegjësisht vendi i katërt, mbahet nga rivali lokal, Lazio, që numëron 22 pikë.

Për këtë arsye, të zgjedhurit e Eusebio Di Francescos do të përpiqen të arkëtojnë pikë të plota ndaj Udines, skuadër që ka regjistruar vetëm dy fitore, ndërsa ka barazuar në tri ndeshje dhe i ka humbur shtatë të tjera.

Lojtarët e Davide Nicolas do të tentojnë të bëjnë paraqitje të mirë para tifozëve të vet.

Formacioni startues i Udineses: Musso, Wague, Ekong, Samir, Larsen, Mandragora, ter Avest, Fofana, De Paul, Pussetto, Lasagna.

Formacioni startues i Romës: Mirante, Santon, Fazio, Jesus, Kolarov, N’Zonzi, Cristante, Pellegrini, Kluivert, Schick, El Shaarawy. /Telegrafi/