Levante e ka mposhtur Real Betisin 4-2 në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 21-të me anë të Borja Mayorla, që u asistua nga Sergio Postigo.
Ruben Rochina bëri një asistim të bukur për Enis Bardhin (35’) që kaloi në mbrojtjen kundërshtare dhe mposhti me lehtësi portierin kundërshtar.
Dy golat e tjerë u shënuan nga Jose Morales në minutën e 50-të dhe Rochina nëntë minuta më vonë.
Në anën tjetër, Sergio Canales (70’) dhe Juanmi (87’), shënuan golat e vetëm për Betisin, mirëpo nuk e shmangën humbjen.
Levante është në vendin e 12-të me 41 pikë, katër më shumë se Betisi në të 13-in.
Ky gol i shënuar sot (e diele), ishte i katërti për Enis Bardhin, derisa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/