Site icon Telegrafi

Një xhami gati 600-vjeçare u shkatërrua në Indi

Një xhami pothuajse 600-vjeçare u shkatërrua në kryeqytetin e Indisë, New Delhi. Xhamia u prish me pretekstin e heqjes së strukturave “ilegale” nga rezervati pyjor. Është e qartë se ndërtesa është shumë më e vjetër se rregulloret dhe planet urbanistike.

Aktivistët nacionalistë në Indi kohët e fundit u përpoqën të zëvendësonin disa xhami të rëndësishme me tempuj hindu. Xhamia Akhonji në Nju Delhi ishte shtëpia e 22 nxënësve të medresesë së distriktit.

Rreth xhamisë raportohet se kishte shumë varre, të cilat janë përdhosur ndërsa kopje të Kuranit dhe materiale të tjera kanë mbetur në xhami, raportojnë mediat indiane.

Të enjten (sot) policia ka bllokuar rrugët para hyrjes dhe nuk ka lejuar askënd të hyjë në tempullin.

Javën e kaluar, kryeministri indian Narendra Modi përuroi një tempull hindu në qytetin Ayodhya, të ndërtuar në vendin e Xhamisë Babri.

Xhamia u shkatërrua në vitin 1992 me nxitjen e anëtarëve të partisë së Modit, duke shkaktuar trazira që lanë të vdekur 2000 njerëz, kryesisht myslimanë.

Ndryshe, thirrjet për të konsoliduar supremacinë hinduiste në Indi janë intensifikuar që kur Modi mori detyrën në vitin 2014 dhe pakica myslimane prej rreth 210 milionë njerëz është gjithnjë e më e shqetësuar për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version