Serbia po zhvillon sot zgjedhje të trefishta – lokale, parlamentare dhe presidenciale.
Se praktika e mitmarrjes vazhdoi edhe këtë vit vërtetohet nga rasti i një votuesi nga Apatini, i cili pranoi publikisht se kishte marrë para për të votuar.
Të themi të vërtetën, ai u ankua se nuk do të votonte sepse kishte marrë vetëm 3000 dinarë (25 euro), ndërsa të tjerët nga 5000 dinarë (42 euro), raporton nova.
Apatin.
Neće da glasa jer smatra da ga je, izvesni, Mirko Ostojić prevario. Neko je dobio 5000 rsd, a gospodin koji se žali i neće da glasa samo 3000 rsd. pic.twitter.com/F8MhHtk80Z— 💀Patogeni puding💀 (@PatogeniP) April 3, 2022
Ndërkohë, në zgjedhjet në Jajinci, anëtarët e SNS-së mbyllën objektin e bashkësisë lokale dhe disa qytetarë dyshojnë se brenda saj po ndodh mashtrime me vota.
Njëri prej tyre ka tentuar të hyjë në dhomë, por ata e kanë larguar dhe e kanë ndaluar të hyjë në zyra, megjithëse e ka kërcënuar se do të lajmërojë policinë.
Ndryshe, votuesit do të kenë të drejt të hedhin votën e tyre në kuti deri në orën 20:00. /Telegrafi/
MZ Jajinci.. pic.twitter.com/ZKLdyet5qZ
— Phony Dog Poo (@kontrola_leta) April 3, 2022