Qytetarëve të Koresë së Jugut u janë dashur 12 netë protestash në të ftohtë për të arritur qëllimin e tyre – që karriera politike e presidentit Yoon Suk Yeol t’i afrohet fundit.
Bëhet e ditur se Asambleja Kombëtare ka votuar për të miratuar një mocion për shkarkimin e presidentit.
Megjithatë, ka ende një rrugë të gjatë përpara për të arritur shkarkimin.
Gjykata Kushtetuese ka deri në gjashtë muaj për të vendosur nëse do ta fajësojë atë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, kompetencat e Yoon i janë dorëzuar kryeministrit Han Duck-soo.
Përpjekja e së shtunës së kaluar për të marrë vota të mjaftueshme për shkarkim dështoi. Partia në pushtet bojkotoi votimin.
Por, këtë herë opozita mblodhi vota sa për të kaluar. Duheshin 200 vota. Ata morën 204.
Tani ka një rrugë përpara për në fazën tjetër të krizës politike të vendit, dhe ajo kalon nëpër gjykatë.
Ndërkohë, një qeveri e përkohshme do të përpiqet të mbajë themelet politike të lëkundura keq të Koresë së Jugut. /Telegrafi/