Ky hulumtim më i ri ka hapur sërish debatin për atë se sa vezë në fakt guxojmë të hamë. Dhjetë vitet e fundit shumica e ekspertëve të ushqimit vazhdimisht e evitojnë këtë çështje, pasi që rezultatet e shumë hulumtimeve janë kundërthënëse.
Për vezët më së shpeshti flitet se janë përplot kolesterol (vetëm në të verdhët e vezës ka rreth 220 miligramë), mirëpo shumë ekspertë vlerësojnë se shumicës së njerëzve të shëndetshëm kjo masë e kolesterolit nuk mund t’i bëj dëm.
Mirëpo, ekipi i doktorëve nga shkolla mjekësore në Harward ka analizuar rezultatet e hulumtimit të cilin e kanë kryer mbi 20.000 doktorë në periudhën prej 20 vitesh dhe kanë ardhur deri tek zbulimet e reja.
“Edhe pse konsumimi i gjashtë vezëve në javë nuk është i lidhur me rrezikun e vdekjes së hershme, konsumimi i shtatë apo më shumë vezëve rrit rrezikun për madje 23 për qind. Më të rrezikuarit janë meshkujt diabetik të cilëve çdo konsumim i vezëve u paraqet rrezik për shëndetin”, thuhet në artikullin të cilin doktorët e kanë publikuar në revistën shkencore American Journal of Clinical Nutrition.
Që të mos mendoni se vezët janë aq tmerrësisht të rrezikshme, duhet të merret parasysh edhe që pacientët dhe të anketuarit e tyre kanë qenë vet për vete një grup më i rrezikuar. Pacientët të cilët kanë konsumuar më së shumti kanë qenë më të trashë, më të prirë ndaj alkoolit dhe duhanpirës, gjë që ne vete paraqet rrezik nga sëmundjet e caktuara dhe mund të sjellë deri në vdekjen e hershme.