Një burrë ka gjetur vdekjen dhe një grua u lëndua rëndë në një shpërthim në një apartament në kryeqytetin grek, Athinë, të enjten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje është duke u zhvilluar një hetim kundër terrorizmit.
Një nga zyrtarët tha se njësia e policisë kundër terrorizmit të Greqisë po hetonte bazuar në indikacionet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes.
Siç raportohet më tej, shpërthimi shkatërroi banesën dhe dëmtoi të gjithë ndërtesën e banimit në lagjen Ampelokipi.
Zjarrfikësit evakuuan gruan e plagosur për t’u transferuar në spital dhe gjetën trupin e burrit, i cili ende nuk është identifikuar.
Sulmet e vogla me bomba dhe zjarrvënie ishin të shpeshta në Greqi para dhe gjatë krizës së borxhit të vendit 2009-18, shumica e tyre synonin politikanë, gjyqtarë dhe biznese. Ato janë pakësuar vitet e fundit. /Telegrafi/