Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë të zhdukur pasi shirat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në rajonin bregdetar të goditur nga tërmeti Ishikawa në Japoninë veriore.
Bëhet e ditur se Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) lëshoi të shtunën nivelin më të lartë të alarmit “kërcënues për jetën” për rajonin e Ishikawa, pas reshjeve më të forta që nga viti 1975, që pritet të zgjasin deri në mesditën e 22 shtatorit.
Më shumë se 40,000 njerëz në katër qytete janë urdhëruar të evakuohen pasi të paktën një duzinë lumenjsh në rajon dolën nga shtrati.
Dy nga të zhdukurit u morën nga rrymat e forta lumore, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
Ndërkohë, katër të tjerë janë të zhdukur dhe dy janë të plagosur rëndë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Më shumë se 120 milimetra shi u regjistruan në Wajima, shiu më i madh në rajon që nga fillimi i regjistrimeve.
Almost 30 thousand residents of Japan were evacuated due to the strongest downpours since 1975 – NHK
In Ishikawa prefecture flooded streets and roads, without power supply remained about 4.8 thousand homes. Evacuation was announced in the cities of Wajima and Suzu, where 257… pic.twitter.com/HrLDAPdtnQ
— NEXTA (@nexta_tv) September 21, 2024
Parashikuesi i JMA, Sugimoto Satoshi tha: “Ky nivel rrebesh nuk është përjetuar kurrë më parë në këtë rajon. Banorët duhet të sigurohen menjëherë. Rreziku për jetën e tyre është i pashmangshëm”.
Rreth 6,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, me një numër të panjohur familjesh edhe pa ujë të rrjedhshëm.
Qytetet Wajima dhe Suzu dhe qyteti Noto kanë urdhëruar rreth 44,000 banorë që të evakuohen dhe të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, në ishullin Honshu.
Gjithashtu, 16,000 banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata në veri të Ishikawa janë urdhëruar të evakuohen.
Ndryshze, Wajima dhe Suzu, në gadishullin Noto të Japonisë qendrore, ishin ndër zonat më të goditura nga një tërmet i madh me magnitudë 7.5 në ditën e Vitit të Ri që vrau të paktën 236 njerëz.
Rajoni është ende duke u rikuperuar nga tërmeti i fuqishëm i cili kishte rrëzuar ndërtesa, rrënoi rrugë dhe ndezi zjarre.
Japonia ka parë reshje të mëdha në disa pjesë të vendit vitet e fundit, me përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që ndonjëherë shkaktojnë viktima. /Telegrafi/