Telegrafi

Një tjetër lojtar kyç i mungon Kroacisë ndaj Kosovës

Vetëm pak orë pasi nga Madridi u dha lajmi për lëndimin e Luka Modric, nga Liverpuli ka ardhur një tjetër lajm jo i mirë për Kroacinë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka njoftuar se Dejan Lovren është lënduar gjatë ndeshjes kundër Swanseas, ashtu që pritet të mungojë në sfidën kundër Kosovës.

Lexo po ashtu Lëndohet Modric, në dyshim me Kosovën?

“Lallana dhe Lovren kanë dëmtuar muskujt. Nuk mund të grumbullohen me ekipet kombëtare”.

“Shpresojmë që të rikuperohen gjatë ditëve të pushimit”, ka deklaruar Klopp.

Kosova zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ kundër Kroacisë, më 6 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Përfaqësuesja jonë luajti baras (1-1) në debutimin në një ndeshje garuese zyrtare, si mysafire e Finlandës. /Telegrafi/