Telegrafi

Një tjetër goditje për Man Utd, pas Lisandro Martinezit edhe Varane humb sezonin

Një natë që duhet harruar sa më parë ka qenë e enjte mbrëma për Manchester United dhe dueli me Sevillën në Old Traford.

Gjiganti anglez ka qenë në epërsi 2-0 nga pjesa e parë, por në fund të saj barazoi me dy autogola duke ia vështirësuar punët vetës për një kalim në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Përpos epërsisë prej dy golave që e humbën, Djajtë e Kuq në këtë takim morën dy godite të mëdha pasi u lënduan dy titullarët e mbrojtjes, Raphael Varane dhe Lisandro Martinez.

Lexo po ashtu Shokohet Manchester United, Lisandro Martinez ka humbur pjesën e mbetur të sezonit pas dëmtimit

Qendërmbrojtësi argjentinas Lisanandro Martinez do t’i nënshtrohet një operimi dhe nuk pritet të luaj më këtë sezon dhe kjo është konfirmuar.

Por mediumi anglez ‘The Athletic’ ka raportuar se përpos Lisandro Martinezit, Djajtë e Kuq kanë humbur për pjesën tjetër të sezonit edhe qendërmbrojtësin tjetër Raphael Varane.

Edhe pse Ten Hag tha se Varane do të jetë jashtë për disa javë, testet e fundit kanë treguar se Varane së paku gjashtë javë nuk do të jetë në fushat e blerta.

Kjo do të thotë fund i sezonit për francezit dhe me Manchester United që pëson një goditje në fazën finale të kampionatit, por edhe të Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq do të jenë pa dy qendërmbrojtësit në fazën kryesore të sezonit dhe kjo pritet t’i shkaktojë atyre shumë probleme. /Telegrafi/