Vazhdon rritja e ndjeshme e personave të prekur me coronavirus në La Liga.
I fundit që ka rezultuar pozitiv me këtë pandemi është sulmuesi i Espanyolit, Lei Wu.
Lajmi është konfirmuar nga federata e futbollit të Kinës, që kanë treguar se ylli i tyre është mirë me shëndet.
“CFA është informuar nga klubi spanjoll i Espanyolit se sulmuesi i ekipit kombëtar Lei Wu ka rezultuar pozitiv pas testeve të coronavirusit”.
“Wu aktualisht po qëndron i izoluar dhe po merr trajtimin e duhur. CFA është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe klubin e tij”.
“Shpresojmë që Wu do të ketë një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e federatës kineze të futbollit.
Ky ishte rasti i shtatë që në ekipin e Espanyolit rezultojnë pozitiv me coronavirus.
Deri më tani gjashtë pjesëtarë të klubit përfshirë futbollistë dhe staf ishin konfirmuar si të infektuar nga kjo pandemi. /Telegrafi/