Kanceri cervikal është forma më e evitueshme e kancerit, mirëpo akoma është “vrasësi” i dytë nga kanceret te femrat e moshës 30-35 vjeçare në Britani të Madhe. Tri gra në ditë vdesin në Angli nga ky lloj kanceri.
Zbulimi i hershëm i këtij lloji të kancerit me anë të ekzaminimeve mjekësore, në shumicën e rasteve mund të parandalojë zhvillimin e formës invazive të kancerit, i cili po të zhvillohet atëherë nuk mund të mjekohet.
Ekzaminimi i qafës (“Smear Test”) nuk është një test specifik për kancerin, mirëpo ky ekzaminim zbulon zhvillimet anormale të qelizave të qafës së mitrës në stadet e hershme të tyre. Pas këtij zbulimi të hershëm është shumë më lehtë që të mjekohen ato.