Site icon Telegrafi

Një tërmet prej 7 shkallë Rihter godet Meksikën, raportohet për një të vdekur

Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën jugperëndimore pranë vendpushimit të plazhit Acapulco të martën, duke lënë të vdekur të paktën një burrë i cili u shtyp nga një shtyllë në rënie, duke shkaktuar rënie shkëmbi dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti prej 7.0 shkallësh Rihter, i cili ndodhi 17 kilometra në verilindje të Acapulco, tundi kodrat përreth qytetit, duke rrëzuar pemë e duke hedhur gurë të mëdhenj në rrugë.

Tërmeti gjithashtu vlerësohet se ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona.

Exit mobile version