Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi sot pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java.
Tërmeti raportohet se ndodhi në një thellësi prej 118 kilometrash, njoftoi agjencia lokale sizmologjike.
Agjencia BMKG shtoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit, raportojnë mediat e huaja.
#Earthquake (#gempa) possibly felt 56 sec ago in #Indonesia. Felt it? Tell us via:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t
⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/tneEuDwuZH— EMSC (@LastQuake) December 3, 2022
Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Xhakartë, që ndodhet në anën veriperëndimore të ishullit.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme, ndërsa autoritetet në qytetin Garut, që ndodhet 50 kilometra larg epiqendrës, njoftuan se po kryejnë hetime.
Muajin e kaluar, një tërmet i cekët me magnitudë 5.6 goditi qytetin e Cianjur, duke marrë më shumë se 300 jetë. /Telegrafi/