Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Kinën, të paktën tetë të vdekur dhe disa të ngujuar nën rrënoja

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi sonte Kinën.

Tërmeti kishte një fuqi shkatërruese prej 6.1 shkallë të Rihterit, transmeton Telegrafi.

“Të paktën tetë persona humbën jetën, dhe disa tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara”, u tha nga autoritetet kineze.

Tërmeti është ndjerë 36 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Lanzhou.

Epiqendra është regjistruar në 11 kilometra thellësi, u tha nga EMSC. /Telegrafi/